Konsulencë

Congress Service Center ofron shërbime të konsulencës dhe ekspertizë për të gjithë grupet e marrëveshjeve kornizë të EC COM and EC BENEF si dhe projektet e realizuara të financuara nga Bashkimi Europian, Banka Botërore, DFID, UN, etj. Kompania ka menaxhuar projektet e financuara nga BE si lidere si dhe partner konzorciumi dhe nënkontraktor. Si anëtare e konzorciumeve ndërkombëtare të nivelit të lartë, Congress Service Center ka fituar disa Kontrata të shërbimeve të kornizës të KE.

Ne kemi një rrjet të zgjeruar të konsulentëve të zhvillimit, dhe ne kemi kapacitet dhe përvojë për të identifikuar shpejtë dhe për të mobilizuar ekspertët e jashtëzakonshëm ndërkombëtar dhe lokal për fusha të ndryshme të specializimit, dhe deri tani, ne kemi ofruar ekspertizën teknike dhe profesionale kryesisht në fushat zbatimit dhe ofrimit të trajnimeve teorike në trajnimet në vendin e punës, për Shoqërinë civile, Zhvillimin dhe përfshirjen sociale, Arsimin, Zhvillimin institucional dhe ndërtimin e kapaciteteve.

CSC Konsulencë ka përvojë në mbështetjen e stafit të kompanisë për të përfunduar procesin administrativ, nga identifikimi i përvojës të duhur për ofrimin e shërbimeve të cilësisë më të lartë, duke përfshirë shërbime për mbështetje logjistike, sigurim të cilësisë, prokurim dhe monitorim të përparimit.

Ne ofrojmë zgjidhje të orientuara kah cilësia dhe rezultati, të fokusuara te klienti, dhe të përshtatura për kontekstin lokal (prokurim, formulim dhe realizim) të projekteve të financuara nga donatorët ndërkombëtar. Asetet më të mëdha të CSC janë

Komunikim, ngritje të vetëdijes dhe dukshmëri,
Menaxhim të ngjarjeve dhe udhëtimeve,
Qeverisje dhe ndërtim të kapaciteteve institucionale,
Arsim dhe trajnim,
Politika sociale,
Zhvillim të BNJ,
Infrastrukturë,
Bujqësi,
Mjedis jetësor

Njësia për zhvillim ndërkombëtar

Ne ofrojmë zhvillim teknik në emër të donatëroëve më të medhenj ndërkombëtar, kryesisht Bashkimit Europian, me qëllim që të arrijmë përparim të vërtetë në luftimin e disa prej çështjeve më të vështira globale në konteksin lokal. Përderisa ofrojmë punën tonë të konsulencës në standardet më të larta, ne përforcojmë punën tonë me zgjidhje të përshtatura në kontekstin lokal të udhëhequra nga cilësia, të fokusuara te klienti dhe të orientuara kah rezultatet.

Qendra e ekspertëve

Ne ofrojmë mobilizimin e ekspertëve të njohur dhe me përvojë për detyra në mbarë botën për një kohë shumë të shkurtër. Baza jonë e të dhënave ka mbi 15 000 CV.

Stafi jonë vendas me përvojë mbështet të gjithë procesin, nga identifikimi i ekspertizës të duhur në ofrimin e shërbimeve të cilësisë më të lartë, duke përfshirë

1
Shërbime për mbështetje logjistike,
2
Sigurim të cilësisë,
3
Prokurim/tenderim dhe
4
Monitorim të përparimit në realizimin e projekteve.
Do të donim që të dëgjojmë nga ju!

Nëse ju nevojitet ndonjë informatë shtesë apo keni kërkesë për shërbime, mos hezitoni që të na kontaktoni.