INTERPRETUES të klasit botëror në kërkesën tuaj

Ne kemi interpretues në mbarë botën për t’ju ndihmuar në konferenca, takime, seanca trajnimi, shoqërime, seanca gjyqësore dhe konferenca telefonike.

Ne sigurojmë që interpretuesit tonë kanë rrjedhshmëri në gjuhët e tyre përkatëse, njohje të temës tuaj dhe vite të përvojës profesionale.

Kompania jonë ofron interpretime simultane dhe konsekutive.

Interpretime simultane në detyra shumë të komplikuara, pa asnjë gabim

Kjo përfshin përdorimin e pajisjes të interpretimit për t’u lejuar interpretuesve të japin porosinë në gjuhën e synuar për dëgjuesit përmes kufjeve, përderisa folësi vazhdon të flas në gjuhën tjetër. Kjo mënyrë e interpretimit është e përsosur për konferenca, diskutime të tryezave të rrumbullakta dhe ngjarje ndërkombëtare dhe siguron komunikim pa ndërprerje ndërmjet atyre që nuk ndajnë gjuhën e përbashkët.
CSC gjithashtu ofron pajisje për interpretim simultan, përshkrimi i të cilës ofrohet në pjesën e organizimit të ngjarjes.

Interpretimi konsekutiv është një metodë “dëgjo para se të flasës” ku prezantuesi flet për një periudhë të shkurtër kohore, brenda disa minutash.

Pastaj interpretimi ofrohet në gjuhën e synuar. Ky lloj i interpretimit është më i mire për takime një në një apo grupe të vogla, prezantime të shkurtra apo interpretim në telefon.