Ballina Kemi realizuar më shumë se 40 shërbime të kontratave me KE
Shërbimet
Për CSC
Me më shumë se 20 vite përvojë në përkthim profesional, interpretim dhe shërbime të organizimit të konferencave CSC është shoqëruar me përsosshmëri të shërbimeve, përkthime të cilësisë të lartë, profesionalizëm, kredibilitet dhe vlerë të jashtëzakonshme.
Gjatë viteve ne kemi krijuar ekspertizë në prokurim, formulim dhe realizim të projekteve për bashkëpunim dhe zhvillim të financuara nga donatorët ndërkombëtarë në këto fusha:
- Komunikim, ngritje të vetëdijes dhe vizibilitetit
- Ngjarje dhe menaxhim të udhëtimeve
- Qeverisje dhe ndërtim të kapaciteteve institucionale
- Arsim dhe trajnim
- Politika sociale
- Zhvillim të burimeve njerëzore
- Infrastrukturë
- Bujqësi
Përmes punëtorëve profesional dhe me përvojë dhe rrjetit të vendosur mirë të partnerëve dhe bashkëpunëtorëve në mjedisin lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, CSC ofron njohuri me synim specifik, ekspertizë teknike dhe administrative dhe shërbime për menaxhim të projektit.

Projektet e marrëveshjeve kornizë (FWC)
- Sigurimi i shërbimeve të konsulencës dhe ekspertizës për të gjithë grupet e marrëveshjeve kornizë të EC COM dhe EC BENEF si nën-kontraktor dhe kompani partnere shoqëruese.
- Mobilizim të ekspertëve të njohur dhe me përvojë për detyra në mbarë botën në kohë shumë të shkurtër
- Staf të kompanisë që mbështet të gjithë procesin, nga identifikimi i ekspertizës në ofrimin e shërbimeve të cilësisë më të lartë, duke përfshirë shërbimet për mbështetje logjistike, sigurimin e cilësisë, prokurimin/tenderimin dhe monitorimin e progresit dhe realizimin e projekteve të marrëveshjes kornizës.
Projektet e shërbimit të TA
- Sigurimin e shërbimeve të konsulencës dhe ekspertizës për BE, Bankën Botërore dhe projektet tjera të financuara nga donatorët
- Kujdes të duhur, zhvillim të biznesit, analizë të prokurimit dhe përgatitje të tenderit
- Mobilizim të ekspertëve në afat të gjatë dhe në afat të shkurtër
- Kontroll të cilësisë dhe shërbime për mbështjetje logjistike
- Menaxhim financiar, monitorim dhe realizim
- Menaxhim të shpenzimev të rastësishme/rimbursimeve
Do të donim që të dëgjojmë nga ju!
Nëse ju nevojitet ndonjë informatë shtesë apo keni kërkesë për shërbime, mos hezitoni që të na kontaktoni
Best sellers, botime dhe reja dhe zhanre të njohura, të gjitha në një vend @POLICA
@POLICA ku ju do të gjeni librat më të shitura, botimet më reja të librave, libra me çmime të shkëlqyera, dhe shumë të tjera. Ne i kemi zhanret e njohura si belletristikë, dramë, poezi, litaraturë klasike, literaturë për fëmijë, literaturë shkencore, libra për politikë, doracakë udhëzues dhe të tjera.


Organizimi i udhëtimeve korporative
Congress Travel Service është themeluar në vitin 2015. Ne kemi filluar si kompani e vogël por jemi bërë një agjenci shumë konkurruese në tregun e udhëtimit, duke ofruar menaxhim të udhëtimit koorporativ të klasit botëror dhe duke ofruar shërbime të jashtëzakonshme për klientët tonë.
Baza e të dhënave e më shumë se 15 000 EKSPERTËVE
Congress Service Center ofron shërbime të konsulencës dhe ekspertizë për të gjithë grupet e marrëveshjeve kornizë të EC COM dhe EC BENEF si dhe projekte të realizuara, të financuara nga Bashkimi Europian, Banka Botërore, DFID, UN, etj.


Kemi organizuar më shumë se 10 000 ngjarje në dy dekada
Gjatë viteve ne kemi menaxhuar mjëra ngjarje në mbarë botën. Në CSC ne i marrim ngjarjet tuaja shumë seriozisht dhe ofrojmë menaxhmentin për realizimin teknik, krijues dhe logjistik të ngjarjes.

Kemi përkthyer mbi 1 MILION FAQE
CSC është partner i besueshëm i përkthimit që përmbush kriteret dhe nevojat e biznesit
tuaj. Ne ofrojmë komunikim preciz, të saktë në kontekst kulturor, të lehtë dhe
mirëkuptim gjithëpërfshirës me përkthyes të nivelit më të lartë, gjuhëtarë dhe
lektorë me përvojë të fuqishme profesionale

INTERPRETUES të klasit botëror në kërkesën tuaj
Ne kemi interpretues në mbarë botën për t’ju ndihmuar në konferenca, takime, seanca trajnimi, shoqërime, seanca gjyqësore dhe konferenca telefonike.