Për CSC

CSC është themeluar në vitin 1999, si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me misionin për të ofruar një spektër të shërbimeve shumë profesionale dhe duke ofruar nivelin më të mirë cilësisë në treg.

Congress Service Center (CSC) në Maqedoninë e Veriut, është një kompani e specializuar për shërbimet e nivelit të lartë dhe të përshtatura në

  • Menaxhim të ngjarjeve
  • Përkthim
  • Interpretim
  • Udhëtim
  • Konsulencë dhe
  • Botim

me synimin përfundimtar të që të përmbushen nevojat dhe pritshmëritë e klientit.

Congress Service Center ka zyra në Shkup, Maqedoni të Veriut, Beograd, Serbi, Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Tiranë, Shqipëri dhe Sofje, Bullgari.

Me më shumë se 20 vite përvojë në përkthim profesional, interpretim dhe shërbime të organizimit të konferencave CSC është shoqëruar me përsosshmëri të shërbimeve, përkthime të cilësisë të lartë, profesionalizëm, kredibilitet dhe vlerë të jashtëzakonshme.

Në 20 vitet e fundit CSC ka organizuar mbi 10.000 konferenca me logjistikë të plotë, duke siguruar pajisje të interpretimit në 5.000 evente.

Ne kemi përkthyer mbi 1.000.000 faqe dhe kemi përfunduar me sukses mbi 500 misione të udhëtimit.

Gjatë viteve, CSC ka zgjeruar përvojën tonë pozitive në konsulencë për menaxhim të projekteve.

Ne kemi ekspertizë në prokurim, formulim dhe realizim të projekteve të zhvillimit dhe bashkëpunimit, të financuara nga donatorët ndërkombëtarë. Ne kemi krijuar një rrjet të mirë të më shumë se 15.000 ekspertëve për konsulencë në menaxhimin e projekteve.

Disa prej klientëve tanë janë: Delegacioni i BE, Këshilli i Europës, IOM, Banka Botërore, UN, OECD, PricewaterhouseCoopers, Ambasadat, Ministritë, OJQ, etj.

Do të donim që të dëgjojmë nga ju! Nëse ju nevojitet ndonjë informatë shtesë apo keni kërkesë për shërbime, mos hezitoni që të na kontaktoni.

Klientët tanë kryesorë