Interpretimi

CTS ofron interpretim simultan dhe konsekutiv. Ne garantojmë shërbim të shpejtë, profesional dhe të besueshëm dhe zgjidhje ideale për interpretimin e kërkuar për institucionet, organizatat, dhe individët.

Me shërbimet e interpretimit të CSC të gjithë pengesat gjuhësore dhe kulturore eliminohen dhe komunikimi është i lehtë, pa shumë përpjekje dhe efektiv.

Të qënit interpretues është shumë më shumë sesa të flisni dy gjuhë. Të gjithë interpretuesit janë profesionist shumë të aftë, që flasin gjuhën amtare dhe të cilët i nënshtrohen testimit dhe trajnimit tërësor. Profesionistët tanë do ju ndihmojnë në konferenca, takime, seanca trajnimi, seanca gjyqësore dhe konferenca telefonike dhe do të mundësojnë që çdo ngjarje të arrijë potencialin e saj të plotë.

Interpetimi simultan

Interpretimi simultan është një proces shumë kompleks që përfshin dëgjimin, kuptimin dhe përkthimin e porosisë në gjuhën e synuar aq shpejtë sa interpretuesi mund ta formulojë atë nga gjuha burimore, përderisa folësi në gjuhën burimore flet vazhdimisht.

Ai përfshin pajisjen e interpretimit që i mundëson përkthyesit që të jap porosinë në gjuhën e synuar përmes kufjeve, përderisa folësi vazhdon të flasë në gjuhën burimore. Kjo mënyrë e interpretimit është e përkryer për konferenca, diskutime në tryeza të rrumbullakta dhe ngjarje ndërkombëtare dhe siguron komunikimin të pandërprerë ndërmjet atyre që nuk ndajnë një gjuhë të përbashkët.

Gjithashtu, ky lloj i interpretimit kërkon përqëndrim të jashtëzakonshëm dhe rrjedhimisht kërkon ekip prej dy interpretuesish për gjuhë.

Ky është ideal për konferenca të çfarëdo madhësie apo për prezantime që përcjellin shumë informacion.

Interpretimi simultan është “i vazhdueshëm”.

Intepretimi konsekutiv

Në interpretimin konsekutiv, interpretuesi flet pasiqë folësi në gjuhën burimore të ketë përfunduar fjalën (zakonisht çdo 1-5 minuta). Fjalimi është ndarë në segmente, dhe interpretuesi ulet apo qëndron pranë folësit në gjuhën burimore, duke dëgjuar dhe duke marrë shënime përderisa folësi vijon me porosinë.” Meqënëse interpretuesi pret për folësin që të përfundojë fajlinë apo mendimin para se të përkthejë fjalët e folësit në gjuhën e synuar, ky lloj i interpretimit merr kohë. Meqënëse interpretuesi pret për folësin që të përfundojë fjalinë apo mendimin para se të përkthejë fjalët e folësit në gjuhën e synuar, ky lloj i interpretimit merr kohë.

Kur folësi pushon apo përfundon së foluri, interpetuesi atëherë jep një pjesë të porosisë apo të gjithë porosinë në gjuhën e synuar.
Ky lloj i interpretimit zakonisht përdoret në takimet më të vogla të biznesit, seanca gjyqësore, intervista, konferenca për shtyp, takime një në një apo në interpretimin telefonik.

Do të donim që të dëgjojmë nga ju!

Nëse ju nevojitet ndonjë informatë shtesë apo keni kërkesë për shërbime, mos hezitoni që të na kontaktoni