Menaxhimi i ngjarjeve

Congress service center është ofrues i nivelit të lartë për ofrimin e shërbimeve të menaxhimit të ngjarjeve me profesionist të apasionuar të cilët do ju ndihmojnë në çdo fazë të projektit, nga konceptualizimi deri në përfundim.

Pavarësisht nëse është ngjarje korporative, ndërtim i ekipit, koktej apo ceremoni e dhënies të çmimeve ne do ju ndihmojmë që të identifikoni audiencën e synuar për çdo ngjarje, të formuloni konceptin, të planifikoni logjistikën e përgjithshme dhe të realizoni menaxhimin e projektit të ngjarjes si një tërësi.

Ne jemi të specializuar në mënyra inovative që të frymëzojmë, komunikojmë, dhe të zbavisim. Ne mbulojmë një spektër të gjërë të shërbimeve për prodhimin e ngjarjes duke përfshirë ndriçimin, dekorimin, temën, stilizimin, kateringun, zërin, vizionin, zbavitjen.

Në CSC ne i konsiderojmë ngjarjet tuaja shumë seriozisht dhe ofrojmë menaxhimin e realizimit teknik, kreativ dhe logjistik të ngjarjes.

Ne jemi ofrues të shërbimeve me vlerësim shumë të lartë të menaxhimit të kohës me aftësi për kryerje të shumë detyrave, rregullim të shumë pjesëve lëvizëse që e bën CSS një nga kompanitë lidere në menaxhimin e ngjarjeve dhe organizimit.

Gjithçka fillon me procesin e krijimit të vizionit për ngjarjen dhe të shihet pastaj i njëjti përmes ekzekutimit, që kërkon krijimtari dhe fleksibilitet si dhe për të qënë të aftë për të prioritizuar dhe për të qëndruar në detyrë. E gjithë kjo na çon në një ngjarje të suksesshme.

Parimi i monitorimit dhe kontrollit qëndron në thelbin e procesit të jashtëzakonshëm të menaxhimit të ngjarjes.

Ne ofrojmë ndihmë në çdo fazë të projektit, nga konceptualizimi deri në përfundim dhe shërbimet tona përfshijnë:

Do të donim që të dëgjojmë nga ju!

Nëse ju nevojitet ndonjë informatë shtesë apo keni kërkesë për shërbime, mos hezitoni që të na kontaktoni.