Përkthimi

Congress service center është një nga liderët rajonal në përkthim dhe lokalizim të softuerit. Ne jemi të njohur si partner i besueshëm i përkthimit i cili përmbush kriteret dhe nevojat tuaja. Ne sigurojmë kuptim të lehtë dhe mirëkuptim gjithëpërfshirës me përkthyes të nivelit më të lartë.

Ne ofrojmë përkthim në/nga këto gjuhë:

Shqip
Arabisht
Bellorusisht
Bullgarisht
Çekisht
Kinezisht
Danisht
Anglisht
Finlandisht
Frëngjisht
Hebraisht
Kroatisht
Italisht
Japonisht
Hungarisht
Maqedonisht
Gjermanisht
Norvegjisht
Polonisht
Portugalisht
Romanisht
Rusisht
Greqisht
Sllovakisht
Sllovenisht
Serbisht
Spanisht
Suedisht
Turqisht
Ukrainisht

Portfolioja jonë përfshin një spektër të gjërë të shërbimeve duke përfshirë përkthimin, procesin e menaxhimit të dokumenteve, shërbimet e lektorimit, dhe lokalizimin.

Me mbi 20 vite përvojë në përkushtim të vazhdueshëm ndaj klientëve tonë, në CSC ne vazhdojmë të ofrojmë shërbime të përkthimit të cilësisë të lartë. Gjatë viteve ne jemi bërë një nga kompanitë më të besueshme në industri për shkak të procesit tonë të menaxhimit të dokumenteve që ofron përkthime në kohë precize dhe të sakta në kontekstin kulturor. Ekipi jonë përbëhet nga përkthyes burimor (vendas) në gjuhën përkatëse, gjuhëtarë dhe lektorë me një formim profesional të fortë, që kanë aftësi të punojnë në çdo format teksti apo grafiku të dhënë nga klienti.

Ne kemi ekip të lektorëve dhe redaktorëve me përvojë të cilët ofrojnë përkthime të cilësisë të lartë, të përfunduara dhe të formatuara.

Procesi i menaxhimit të dokumenteve

Procesi i përkthimit mbulon këto hapa:

Shërbimet e lekturimit

100% të besueshme, 100% të garantuara, 100% në kohë

Shërbimet e lektorimit përfshijnë leximin dhe rishikimin e dokumenteve me qëllim që të eliminohen gabimet teknike në drejtshkrim, shkrimin me shkronja të mëdha, dhe shenjat e pikësimit. Ne do të redaktojmë dhe lekturojmë çfarëdo dokumenti të dhënë për drejtshkrim, gramatikë, përgjedhje të fjalëve, strukturë të fjalisë, stil, konsistencë dhe më shumë. Lekturimi profesional dhe shërbimet e redaktimit gjithashtu përfshijnë sigurimin se informacioni në dokumente është paraqitur në mënyrë logjike dhe është shkruar në mënyrë të qartë dhe koncize. Shërbimet tona të lekturimit synojnë që të kontrollojnë këtë:

Lokalizimi

Lokalizimi është procesi teknik i përshtatjes të produktit për të përmbushur nevojat e gjuhës të caktuar, shtetit, rajonit, kulturës apo “pamjes dhe ndjesisë” të popullatës të dëshiruar. Lokalizimi përfshin një studim gjithëpërfshirës të kulturës të synuar me qëllim të përshtatjes të saktë të produktit për nevojat lokale.

Lokalizimi është më shumë se një përkthim i fjalëve dhe gramatikës, por gjithashtu përfshin ndryshimin e drejtimit të tekstit, (nga majtas djathas, nga djathtas majtas), përshtatjen e simboleve dhe ngjyrave dhe ndryshimin e tonalitetit dhe nivelit të mirësjelljes.

Përveç përkthimit, procesi i lokalizimit gjithashtu mund të përfshijë:

Do të donim që të dëgjojmë nga ju!

Nëse ju nevojitet ndonjë informatë shtesë apo keni kërkesë për shërbime, mos hezitoni që të na kontaktoni.